Përjetoi më shumë se që mund të durojë një njeri, dalin detaje nga sulmi ndaj Teuta Selimit

Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, dy herë brenda 48 orëve, duke e denoncuar fillimisht bashkëshortin e më pas edhe vëllain.

Rasti i parë u raportua në orët e para të së mërkurës, kur Teuta Selimi, në pikë të mëngjesit e raportoi për dhunë burrin e saj, Patrik Neziri.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një konflikt verbal mes çiftit dyshohet se eskaloi në dhunë fizike, ashtu që i dyshuari e kishte goditur disa herë Teutën në kokë.

Denoncimi i këngëtares e aktivizoi Policinë, por siç raportoi sot Sinjali, Prokurori i Shtetit nuk ka urdhëruar masën e ndalimit policor, duke e liruar Patrik Nezirin në procedurë të rregullt.

Dyshime për dhunë edhe nga vëllai, Agron Selimi.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije ekskluzivisht për Sinjalin se këngëtarja Selimi ka kërkuar ndihmë nga Policia edhe mbrëmë pas mesnate.

Teuta Selimi e ka raportuar këtë herë vëllanë e saj, Agron Selimin, për dhunë në familje.