Kurti flet për herë të parë pas rezultateve, e “godet” rëndë opozitën

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve.

“Jemi të parët. Ky është një konfirmim për qeverisjen tonë të mirë dhe demokratike.

Koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë e re, Kurti 3. Do ti vazhdojmë punët. Besojë se qytetarët e Kosovës e kanë dëshmuar suksesshëm edhe kundër një lufte të paparë hibride. Ecim bashkë përpara drejt qeverisë së re”, ka thënë ai.