Itali: 19-vjeçari shqiptar mbytet në det

E diela ka shënuar një ngjarje tragjike në Itali, pasi një 19-vjeçar ka vdekur teksa po lahej në det.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në plazhin e zonës së Galipolit, derisa raportohet se ai kishte shkuar për pushime në Salento.

Disa pushues ishin ata që e dhanë alarmin lidhur me rastin, por pavarësisht ndërhyrjes 19-vjeçari nuk arriti të shpëtojë.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur teksa i riu kishte hyrë për ta ndihmuar të dashurën e cila po tregonte vështirësi, shkaku i rrymave detare.