Hedh sprej drejt bashkëmoshatarëve në gjimnazin “Skënderbeu”, shoqërohet në polici

Një nxënës i klasës së 11 në gjimnazin “Skënderbeu” në Krujë ka hedhur sprej me piper drejt bashkëmoshatarëve të tij në shkollë.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Shtetit Shqiptar.

“Më datë 12.09.2023, në një gjimnaz në Krujë, nxënësi 16-vjeç ka hedhur në klasë, gjatë procesit mësimor, një prej me përmbajtje piperi, i cili si pasojë ka krijuar shqetësime te disa nxënës të klasës”, thuhet në raportin e organeve të rendit.

Nxënësit e lënduar po marrin trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Krujë, ndërsa i dyshuari  së bashku me një 17-vjeçar janë shoqëruar në polici  për veprime të mëtejshme.