Fëmijë nuk pranuan të flasin me Naimin, vëllai i Liridonës i përloti të gjithë me fjalët që shpojnë shpirtin

Vëllai Lidirona Ademajt, Leonardi, në fjalën e tij gjatë fjalës përfundimtare të Prokurorisë në gjykimin ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, ka thënë se për familjen e tij, kjo periudhë gati tre vjeçare, nuk ka qenë e lehtë.

Ai tha po ashtu se familja e tij ka zgjedhur besimin në vend të zhgënjimit.

“Janë bërë gati tre vite që nga vrasja e Liridonës. Më kujtohet si sot momenti i arrestimit të të akuzuarve, ose thënë ndryshe kriminelëve, të cilët natën vrajnë e ditën qajnë. Për ne si familje nuk ishte e lehtë kjo periudhë. Kemi zgjedhur besimin në vend të zhgënjimit”, tha mes tjerash Leonardi.

Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për të akuzuarit.