E dhimbshme: Ky është i riu, Egzon Haziri që u vra sonte në Prishtinë (FOTO)

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur pas gjuajtjeve me armë zjarri në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë.

Është konfirmuar nga policia, ku thuhet se e plagosura është grua dhe është dërguar në dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku  fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë”.

E i riu i cili humbi jetën sot është Egzon Haziri.