Është djegur Villa “Karantinë Malore” në fshatin Shalë të komunës së Lipjanit.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen e Facebookut të kësaj ville, ku thuhet se kjo gjë është bërë qëllimisht.
“Villa e parë në fshatin Shalë, komuna e Lipjanit është djegur qëllimisht nga persona që ushqehen nga buka e krimit. Këtyre përsonave ju pengojnë gjërat e bukura që ndërtohen nga përsonat e ndershëm”, thuhet tutje në reagim.