Arrestimi

Janë arrestuar dy persona në Gjilan, të cilët dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar.

Sipas njoftimit të policisë, nga dy të dyshuarit janë konfiskuar dy armë zjarri, shkruan Telalli.info.

“Të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin Policor Gjilan ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës”.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj dy të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.