A e njihni ju? Ja kush është burri që e rrahu grushta e shkelma gruan e tij në Prizren

I dyshuari për dhunën ndaj bashkëshortes së tij në Prizren, që u kap pas publikimit të pamjeve të IndeksOnline ku shihet duke sulmuar brutalisht atë, është arrestuar sot nga Policia.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit ndaj tij dhe masën e ndalimit policor.

Personi i dyshuar është Dehma Taqi, nga Mamusha, por qe jeton në Prizren qe një kohë të gjatë, raporto Sinjali.

Sipas informacioneve të para, çifti janë nga komuniteti rom.

Lajmin për arrestimin e tij e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

“Posa është parë video- regjistrimi hetuesit e Stacionit Policor të Prizrenit kanë ndërmarr veprime hetimore dhe është identifikuar i dyshuari dhe viktima.Pas intervistimit të të dyshuarit në prezencën e avokatit, nga prokurori është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë për të. Viktima është njoftuar për të drejtat e saj”.