16 vepra arti shpalosen në ekspozitën “Përtej errësirës” të artistit Gent Smani

Në mjediset e Qendrës Komunale për Art dhe Kulturë “Shani Efendiu”  në Prizren është hapur ekspozita personale e artistit Gent Smani e titulluar “Përtej errësirës”

Smani është shprehur se që gjithë këto vite pune, gjithmonë e ka ndjerë si obligim moral që këtë ekspozitë ta hapë në Prizren, qytetin ku ai u lind,

Sa i përketë veprave të ekspozuara ai tha që ishte një cikël i filluar qysh në vitin 2021 dhe se kishte mbi 25 punime nga ky cikël punimesh, shumë prej të cilave tashmë në koleksione private.

Ai ka bërë të ditur se kjo ekspozitë me 16 vepra arti në teknikën e akuarelit e në dimensione të ndryshme është produkt i një pune gati 3-vjecare të tij.

Në anën tjeter kuratori i ekspozitës, Fatmir Juka, duke folur për ekspoziten dhe duke treguar per përvojat me artistin gjatë këtij procesi pune.

“Kur shumë artistë në këtë moshë rreken për të pasur një stil, Genti tashmë e ka një stil që e dallon atë kilometra larg dhe se të pasurit një stil në pikturë është shumë e rëndësishme sepse është një gjurmë, është një logo, është një mundësi dhe një fuqi, sepse shoqëria për këto elemente ka nevojë, që përmes ndërtimit të këtyre elementeve, përmes karakterit, përmes stilit, ta identifikoj veten dhe backgroundin me sfondin e shoqërisë”, është shprehur ai.

Ndërkaq, ekspozita “Përtej errësirës” do të qëndrojë e hapur deri më 12 janar 2024.