Protesta në premierën e filmit të Woody Allenit

Premiera e filmit të Woody Allenit, Coup de Chance, në Festivalin e Filmit të Venecias, u ndërpre nga protestuesit.

Sipas raportimeve nga The Hollywood Reporter, një grup prej 20 personash bënë protestë sapo Alleni u paraqit në tapetin e kuq.

Ata hoqën fanellat e tyre dhe thirrën “jo kulturës së përdhunimit”, “jo vëmendje regjisorëve përdhunues”.

Protesta, pos Allenit, u drejtohej edhe Roman Polanskit dhe Luc Bessonit, njashtu të akuzuar për abuzim seksual.

Protestimet morën fund pas pak minutash, kur ata u larguan nga policia.