Aktori Jamie Foxx ka kërkuar falje për një postim në Instagram, i cili u cilësua ai antisemitist.
Foxx kërkoi falje, duke thënë se i vjen keq dhe se ofendimi nuk ishte qëllimi i tij.
“Dua t’i kërkoj falje komunitetit hebre dhe të gjithëve që u ofenduan nga postimi im. Tani e di që zgjedhja ime e fjalëve ka shkaktuar ofendim dhe më vjen keq. Ky nuk ishte kurrë qëllimi im”, ka shkruar ai.
Edhe aktorja Jennifer Aniston gjithashtu u përball me kritika pasi u tha se e pëlqej postimin Foxx para se të fshihej.
Aktorja më pas lëshoi një deklaratë në Instagram, duke thënë se ajo nuk e mbështet asnjë formë të antisemitizmit.