“Mos u martoni pa dashuri”, u tha se është ndarë edhe nga gruaja e tretë – Blero jep përgjigjen befasuese

Këngëtari Blero po tregon vazhdimisht anën e tij romantike në raportin me bashkëshorten.

Ai duket se ka zgjedhur ta surprizojë atë me dhurata të ndryshme, duke i kushtuar vëmendje momenteve të vogla në përditshmëri.

Këtë herë, ka qenë Eronita ajo që ka ndarë në Instastory lulet e dhuruara nga Blero. Përmes kësaj fotografie, ajo ka treguar surprizën që ka marrë nga bashkëshorti.

Nga kjo që ka ndarë në rrjetet sociale, duket se Blero nuk i lë pas dore gjestet romantike dhe vazhdon ta surprizojë bashkëshorten me dhurata.

Ditëve të fundit, Blero ishte përfolur sërish për ndarje nga bashkëshortja, gjë e cila përmes këtij gjesti, duket që nuk është e vërtetë.

Kujtojmë deklaratën e famshme që ai kishte thënë kur ishte ndarë nga Teuta Krasniqi: “Mos u martoni pa dashuri”.

Kjo duket se nuk vlen kësaj radhe.

✖