Vetëm dy ditë pas hyrjes në Big Brother, Anjezës i dalin “të zezat” në shesh – paska lënë namin jashtë shtëpisë

Gazetarja e njohur, Anjeza Gubetini, është një nga emrat që i është bashkuar edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”.

Hyrja e saj në shtëpinë më të famshme në vend ka tërhequr vëmendje, sidomos për shkak të deklaratave që ajo kishte bërë më herët lidhur me mundësinë e pjesëmarrjes në këtë format.

Në fakt, Anjeza në një paraqitje të mëparshme televizive kishte qenë mjaft e prerë sa i përket kësaj çështjeje. Ajo kishte deklaruar se mund të mendonte edhe për një angazhim në politikë, por pjesëmarrjen në “Big Brother” e kishte përjashtuar kategorikisht.

Megjithatë, duket se koha ka ndryshuar planet e saj, pasi këtë herë gazetarja ka vendosur të pranojë sfidën dhe t’i bashkohet banorëve të tjerë të BBVK5.

Ky vendim ka bërë që deklarata e saj e dikurshme të rikthehet në vëmendje, duke nxitur interesimin e publikut për arsyet që e shtynë të ndryshonte mendje.

Nga studio televizive dhe angazhimi i saj në gazetari, Anjeza tashmë do të përballet me një eksperiencë krejtësisht ndryshe, ku do të jetë përballë kamerave gjatë 24 orëve dhe do të duhet të bashkëjetojë me personazhe të ndryshme.

Pjesëmarrja e saj pritet të jetë një kapitull i ri në karrierën dhe paraqitjen e saj publike, ndërsa mbetet të shihet se si do të përshtatet me dinamikat e shtëpisë dhe çfarë anë të personalitetit të saj do të zbulojë gjatë qëndrimit në këtë format.

Një gjë është e sigurt, hyrja e Anjezës në BBVK5 ka rikthyer në diskutim edhe deklaratën e saj të mëparshme: nga politika po, por “Big Brother” kurrë!

✖