Ngjarja qenka krejt ndryshe, ja si erdhi deri tek momenti tronditës ku humbën jetën babë e bijë në Gjilan – beba e vogël

Detaje të reja janë bërë të ditura nga ngjarja e rëndë në Demiraj të Gjilanit, ku gjatë ditës së sotme, një 27-vjeçar dhe një foshnjë janë gjetur pa shenja jete.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin, ku ka njoftuar se e ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me rastin “Vrasje e Rëndë”.

Personi i arrestuar është 65-vjeçar, babai i 27-vjeçarit.

“Më 01.11.2026 rreth orës 08:47, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se në një shtëpi në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit, dyshohet për dy trupa të pajetë, një person i gjinisë mashkullore i vitit të lindjes 1999 dhe një foshnjë. Me urgjencë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku nga mjeku kujdestar  është konstatuar se të dy personat janë pa shenja jete. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, dyshohet se incidenti ka ndodhur brenda familjes, ku në cilësin e përsonit të dyshuar është arrestuar babai i viktimës (gjashtëdhjet e psesë vjeçarë), i cili me vendim të prokirorit është ndaluar për 48 orë.”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, në bashkpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për ndriçimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, i cili është cilësuar si “Vrasje e Rëndë”.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë, mbesin të përkushtuar në hetimin dhe trajtimin profesional të rastit.”, thuhet tutje.

✖