Elita Rudi fotografohet fshehtë në pushime pa pikë grimi, nuk do ta besoni në çfarë gjendje i paska vetullat

Prezantuesja e njohur Elita Rudi ka përmbyllur një tjetër sezon të suksesshëm të emisionit të saj “The Elite Ëay” dhe tashmë ka zgjedhur të largohet për pak kohë nga angazhimet profesionale, duke shijuar disa ditë pushimi pranë familjes së saj.

Elita po kalon momente relaksi së bashku me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko, dhe dy fëmijët e tyre, Zërin dhe Botën.

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka ndarë disa pamje nga këto ditë të veçanta, duke u treguar ndjekësve momente nga atmosfera familjare dhe pushimet larg ekranit.

Në një nga fotografitë e publikuara në Instagram, moderatorja shfaqet pranë vajzës së saj, Botës, duke ndarë një moment të ëmbël nënë e bijë.

Elita është shfaqur me një paraqitje më natyrale, pa grim të theksuar, duke zgjedhur një stil të thjeshtë dhe komod që i përshtatet ditëve të pushimit.

Edhe në këtë paraqitje, prezantuesja ka marrë vëmendjen e ndjekësve për pamjen e saj elegante dhe freskinë që përcjell. Elita duket në formë të shkëlqyer, ndërsa detaji që nuk ka kaluar pa u komentuar nga disa ndjekës kanë qenë vetullat e saj, të cilat janë shfaqur më të theksuara dhe me një nuancë më të errët.

Pavarësisht komenteve të ndryshme, Elita Rudi vazhdon të mbetet një nga figurat më të pëlqyera të ekranit shqiptar, duke tërhequr vëmendje si për angazhimet e saj profesionale, ashtu edhe për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.