Kaq kohë pas daljes nga Big Brotheri, Miri ia nxjerr të palarat Selinit – tani Gimbo do të mbetet me gishta në gojë

Selin Bollati ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Pushime On Top”, ku foli për eksperiencën e saj në Big Brother VIP Albania 5, format nga i cili u shpall fituese.

Gjatë intervistës, ajo u rikthye te rrugëtimi i saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke ndarë kujtime nga momentet më të rëndësishme të garës.

Selini foli për sfidat që e shoqëruan gjatë qëndrimit në reality shoë, marrëdhëniet që krijoi me banorët e tjerë dhe mënyrën se si e përjetoi emocionin e finales.

Ajo tregoi për përballjet, miqësitë dhe situatat që ndikuan në rrugëtimin e saj deri në natën kur u shpall fituese e edicionit.

Pak orë pas intervistës së Selinit, një postim i bërë nga Miri Ëestside Family në Instagram tërhoqi vëmendjen e ndjekësve dhe u interpretua nga shumë persona si një reagim i tërthortë ndaj disa deklaratave të saj.

Këngëtari publikoi një mesazh me tone ironike, ku shkruante:“Dhelpra kur nuk i kapi rrushët, sigurisht që ishte i prishur. Kështu që thuajeni me zë të lartë se kush ju çoi në finale, se nuk është turp! Ps. Tfala nga 006-ta.”

Megjithatë, Miri nuk e përmendi Selinin me emër dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë që të konfirmojë se mesazhi ishte drejtuar ndaj saj.

Pavarësisht kësaj, koha e publikimit dhe përmendja e finales bënë që shumë ndjekës ta lidhin menjëherë postimin me fituesen e këtij edicioni.

Raporti mes Selinit dhe Mirit ishte një nga më të komentuarit gjatë Big Brother VIP Albania 5. Në fillim të aventurës, ata u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe konsideroheshin si aleatë brenda lojës.

Por me kalimin e javëve, dinamika mes tyre ndryshoi dhe dyshja u përball me debate e përplasje të shumta, duke kaluar nga një raport i afërt në rivalë të fortë brenda shtëpisë.

Pavarësisht konflikteve dhe ndryshimeve në marrëdhënien e tyre, të dy arritën të shkonin deri në finalen e madhe, ku konkurruan për çmimin e parë.

Në fund të garës, Selini u shpall fituese e Big Brother VIP Albania 5, ndërsa Miri e përfundoi aventurën si finalist i vendit të dytë.

Postimi i fundit i Mirit ka rikthyer edhe një herë vëmendjen te historia e tyre brenda dhe jashtë shtëpisë, duke nxitur diskutime mes fansave.

Deri tani, këngëtari nuk ka sqaruar publikisht se kujt i referohej me mesazhin e tij, duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme.