Motrat Mustafa kanë arritur një tjetër sukses në karrierën e tyre muzikore, pasi kënga e tyre “Bukuroshe kat më kat” ka kaluar shifrën e 2 milionë klikimeve në platformën YouTube/
Ky sukses është pritur me shumë entuziazëm nga artistet, të cilat kanë ndarë gëzimin e tyre me fansat përmes rrjeteve sociale.
Motrat Mustafa kanë falënderuar publikun për mbështetjen e vazhdueshme dhe dashurinë që u kanë dhënë ndër vite.
“Faleminderit për dashurinë që na dhuroni çdo ditë”, kanë shkruar ato, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që dëgjojnë muzikën e tyre dhe vazhdojnë t’i përkrahin në çdo projekt të ri.
Kënga “Bukuroshe kat më kay” ka marrë vëmendje të madhe që nga publikimi, duke u pëlqyer nga publiku për melodinë dhe interpretimin karakteristik të Motrave Mustafa.
Arritja e 2 milionë klikimeve është një tjetër dëshmi e lidhjes së fortë që artistet kanë krijuar me fansat e tyre ndër vite.
Me këtë sukses, Motrat Mustafa vazhdojnë të mbeten ndër emrat më të respektuar të muzikës shqiptare, duke sjellë projekte që vazhdojnë të dëgjohen dhe të vlerësohen nga publiku i gjerë.



