Selin flet për herë të parë për gjendjen në të cilën gjendet prej që është lidhur me Gimbon – këto nuk i ka thënë kurrë

Selin Bollati ka folur hapur për marrëdhënien e saj me DJ Gimbon, me të cilin krijoi një afërsi gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP Albania 5.

Çifti, i cili fillimisht u bë pjesë e vëmendjes së publikut për shkak të afrimitetit të tyre brenda shtëpisë më të famshme, tashmë po e vazhdon lidhjen edhe jashtë kamerave.

Në një intervistë, Selini ka treguar se marrëdhënia e tyre është ndërtuar mbi mirëkuptimin, respektin dhe komunikimin, duke theksuar se ajo nuk i ngjan një lidhjeje klasike siç shumë njerëz mund ta imagjinojnë.

“Ne të dy nuk e kemi trajtuar kurrë marrëdhënien si dy të dashur në kuptimin klasik. Për fatin tonë të mirë, gëzojmë një marrëdhënie shumë të shëndetshme.

E kemi thënë edhe më parë, edhe pse është keqinterpretuar nga publiku”, është shprehur Selin.

Ajo ka theksuar se mënyra se si ajo dhe DJ Gimbo e kanë ndërtuar raportin e tyre është një nga gjërat që i veçon nga shumë çifte të tjera të moshës së tyre.

Sipas saj, lidhjet në ditët e sotme shpesh përballen me vështirësi të shumta, por ata kanë arritur të krijojnë një ekuilibër që funksionon për të dy.

“Ne nuk i përkasim gjeneratës sonë për mënyrën se si e kemi ndërtuar marrëdhënien, sepse gjenerata jonë është shumë e komplikuar, sidomos kur bëhet fjalë për lidhjet në çift.

Por ne jemi mirë”, ka deklaruar ajo.
Duke folur edhe për bashkëjetesën me partnerin e saj, Selini e ka komentuar situatën me humor, duke treguar se deri tani gjithçka po ecën mirë mes tyre.

Megjithatë, ajo nuk ka ngurruar të zbulojë edhe një anë më personale të DJ Gimbon, duke thënë me shaka se ai nuk është gjithmonë personi më korrekt në përditshmëri.

Pavarësisht kësaj, duket se çifti ka gjetur mënyrën e tyre për të funksionuar së bashku. Tashmë Selin dhe DJ Gimbo shihen shpesh krah njëri-tjetrit në paraqitje publike, duke treguar mbështetje dhe afërsi të vazhdueshme.

Pas përfundimit të aventurës së tyre në “Big Brother VIP Albania 5”, dyshja ka vazhduar të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa fansat i kanë ndjekur me interes zhvillimet në marrëdhënien e tyre jashtë reality shoë-t.