Teologia kosovare, Ikballe Berisha-Huduti,është shpallur “person i padëshiruar” nga Shqipëria.
Urdhri është firmosur nga Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari, sipas të cilit, asaj i ndalohet hyrja për një periudhë 15-vjeçare.
Urdhri i Ministrit të Brendshëm Lamallari i është dërguar për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit.
Arsyet e këtij vendimi bazohen në informacionet e grumbulluara, sipas së cilave, veprimtaria e saj vlerësohet si kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare, si dhe rendin e sigurinë publike.


