I akuzuari Granit Plava ka kërkuar konsultim me avokatin e tij, derisa avokati mbrojtes i të akuzuarit tjetër në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Kushtrim Kokalla ishte në proces të dhënies së fjalës përfundimtare.
Për këtë veprim, Granitit i është tërhequr vërejtja nga gardianët.