Po vjen dita, më në fund zbulohet data se kur merret vendimi për Naim Murselin – a e privoi nga jeta gruan, apo jo?

Gjykata Themelore në Prishtinë do të shpallë aktgjykimin në çështjen penale të vrasjes së Liridona Ademjt, në fillim të javës së ardhshme.

Më datë 21 prill në orën 13:30, është caktuar data për vendimin ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës.

Familja e Liridonës ka kërkuar burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit, që i quajnë kriminelë, në seancën e sotme, ku janë dhënë fjalët përfundimtare.

Edhe Prokurorja e Shtetit, Javorka Perlinqeviq, i ka propozuar gjykatës, që grupi i akuzuar të shpallet fajtorë dhe të dënohen me burgim të përjetshëm.

Në anën tjetër, Naim Murseli, i cili akuzohet se e ka organizuar vrasjen, e ka mohuar çdo përfshirje në rast, ndërsa mbrojtja e Plavës ka kërkuar që klienti i tij të shpallet i pafajshëm, me arsyetimin se nuk ekzistojnë prova që e implikojnë në ngjarje.