Ai ka deklaruar se gjatë gjithë kësaj periudhe është akuzuar për një krim të rëndë që, sipas tij, nuk e ka kryer.
“Unë gjatë këtyne viteve jam akuzu për një krim shumë të randë, për të cilin nuk e kam kry. Unë nuk kam organizu kurrfarë vrasje, as nuk kam marrë pjesë në vrasje, bile as nuk e kam pa vrasjen, as unë as fëmijët, sepse në momentin e vrasjes unë dhe fëmijët e mi kemi qenë duke ikë”, ka deklaruar Murseli.
Tutje, ai ka reaguar edhe për deklarimet e fëmijëve të tij.
“Është shumë e ult që të citohen rrejshëm fëmijët e mi, kinse kanë deklaru kështu e ashtu. Natën e vrasjes unë ia dorëzova fëmijët familjes Ademaj. Po të kisha me fsheh diçka, s’kisha pas guxim. Fëmijët e mi janë intervistu edhe në Polici”, tha ai.


