Kënga më e re e Gjestit, “Memories”, është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku, duke u kthyer menjëherë në një nga projektet më të ndjera të tij, shkruan IndeksOnline
.
Por përtej melodisë dhe klipit, kjo këngë mbart një peshë të rëndë emocionale, pasi artisti ia ka kushtuar vëllait të tij të ndjerë, i cili ndërroi jetë në mënyrë tragjike si pasojë e një aksidenti trafiku.
Pamjet e videoklipit nisin me Gjestin, i cili shfaqet i shtrirë, në një atmosferë të ftohtë e të errët, duke dhënë që në sekondat e para ndjesinë e një historie që nuk është thjesht muzikë, por plagë.
Një nga detajet që ka tërhequr vëmendje është xhaketa e motoçiklistit me mbishkrimin “Huni 18”, që është një simbol i drejtpërdrejtë i kujtimit të vëllait.
Ky detaj lidhet me faktin se ai ishte me motor në momentin e aksidentit fatal.
Në klip shfaqet edhe një kënd lojërash, ku Gjesti duket se “kthehet pas në kohë”, në një periudhë kur ai dhe vëllai i tij po shijonin jetën në maksimum, duke e quajtur atë kohë “perfect timing”.
Pantollonat me mbishkrimin “Joker”, duke përshkruar errësiren që ai po përjeton e që interpretohet si metaforë e dhimbjes së veshur me të zeza.
“Krejt ca ka met, ka met, tash vec kujtime Cdo nate t’menoj e s’mun t’ndaj prej jetes time S’mujta m’i majt, m’i majt, ato premtime Po ti mu falma qe s’ja fali vetes time”, thuhet mes tjerash në referin e kësaj kënge.


