Kur na ndajnë vetëm pak javë nga startimi i edicionit të pestë të reality-showt më të ndjekur në Shqipëri, ethet kanë filluar të ndihen.
Së fundmi, është vetë producentja e formatit, njëherësh trashëgimtarja e Top Media-s, Sara Hoxha, ajo e cila ka vendosur të shuajë paksa kureshtjen e publikut – ose ta shtojë atë edhe më shumë.
Përmes një postimi në Instastory, Sara ka zbuluar një kënd nga shtëpia e re. Në foto shihet një mur i veshur me pllaka pasqyre në nuancë blu/tirkiz, një detaj që tregon se edhe këtë vit luksi dhe dizajni modern nuk do të mungojnë.
Në reflektimin e pasqyrave duken qartë edhe punëtorët, çka konfirmon se punimet janë në fazën finale dhe “shtëpia më e famshme” po merr formën e saj përfundimtare.
”A jeni gati?” – shkruan producentja Hoxha, duke etiketuar faqen zyrtare të programit.
Big Brother VIP Albania 5 pritet të nisë transmetimin në pjesën e dytë të muajit Dhjetor nën drejtimin e Ledion Liços, ndërsa ky detaj i postuar nga Sara është sinjali i dytë vizual zyrtar nga brenda shtëpisë. /Prive


