Pas daljes së intervistës së reperit Fero në emisionin e Arbanës Osmanit, rrjetet sociale janë përfshirë nga komente dhe reagime të shumta.
Në bisedën e tij të gjatë me moderatoren, Fero foli për herë të parë pas një periudhe të gjatë heshtjeje, duke trajtuar jetën personale, ndarjen nga ish-bashkëshortja Arbenita Ismajli dhe akuzat për dhunë.
Reperi tregoi se Arbenita ka qenë “gjithçka për të” në një moment të jetës, ndërsa theksoi se vazhdon ta respektojë për faktin që është nëna e vajzës së tyre.
“Unë nuk e kam dhunuar kurrë. E kam dashur shumë, por nuk jemi për njëri-tjetrin”, tha ai ndër të tjera, deklaratë që menjëherë ndezi debat në rrjet.
Pak pas publikimit të intervistës, Juliana Nura reagoi ashpër nëpërmjet një postimi në Instastory, ku shprehu zero tolerancë ndaj dhunës ndaj grave.
Ajo ndau një pjesë nga intervista e Feros, duke shkruar me tone të forta: “Kur e don dikë, nuk e rraf atë o magar! E krejt ju magarë tjerë që e abuzoni gruan apo femrën tuaj”.

Postimi i Julianës u përhap me shpejtësi në rrjete sociale.


