Reperi i njohur shqiptar, G-Bani, është bërë sërish temë diskutimi në rrjete sociale pas një reagimi të drejtpërdrejtë ndaj një ndjekësi.
Në një sesion pyetjesh në Instagram, një ndjekës i shkroi:
“Pse je kaq i dështuar që nuk të thërrasin tek emisionet, gocat e gratë?”
Por përgjigjja e G-Banit nuk vonoi dhe ishte plot ironi e vetëbesim. Ai iu përgjigj me fjalët:
“Se kështu jam. Po ti pse je kaq i/e dështuar që merresh me një të dështuar?”
Nuk është hera e parë që G-Bani përballet hapur me kritikët e tij në rrjete sociale. Artisti njihet për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe për faktin se nuk i shmanget pyetjeve apo komenteve provokuese.
G-Bani vazhdon të jetë një ndër figurat më autentike të skenës hip-hop shqiptare, i njohur për stilin e tij unik dhe për deklaratat pa filtra që shpesh ndezin debat në publik.