Edona Llalloshi del për votime, ajo qenka bërë si nuse, është rregulluar te frizerka e pastaj u nis për të jep votën

Këngëtarja dhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, ka ushtruar sot të drejtën e saj të votës.

Edona u shfaq krejt ndryshe në këtë dalje publike. Ajo kishte zgjedhur një veshje elegante në ngjyrë të zezë, ndërsa dukej e kuruar deri në detajin më të vogël, shkruan “Kosovarja”.

Pas votimit, ajo u shpreh me një mesazh për qytetarët “Unë sapo votova. Tani është radha jote – dil voto edhe ti!”


Paraqitja dhe mesazhi i saj kanë tërhequr vëmendjen, duke dhënë shembull të qartë të angazhimit qytetar.