Unë e kam vrarë gruan time? Naim Museli i çuditi të gjithë në sallën e gjyqit

Naim Murseli, i akuzuari për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, ka bërë një pyetje gjatë seancës gjyqësore rreth raportimit mediatik lidhur me rastin.

Gjatë dëshmisë së Shpend Haxhibeqirit, ish-drejtori i Klinikës së Psikiatrisë Forenzike, Murseli ka përmendur disa tituj në media, të cilët sipas tij, e paraqesin si autor të vrasjes.

“Në media kam parë tituj që thonë se ekzaminimi thotë që Naim Murseli ishte në gjendje të aftësisë në momentin kur vrau gruan e tij. Tash, pyetja ime është kjo, a e thotë raporti këtë,  që unë e kam vrarë gruan time? Dëshiroj ta pyes ( Haxhibeqirin),  është shprehur Murseli.