Pas një vere të mbushur me emocione dhe ndryshime të mëdha në jetën e saj, këngëtarja e njohur Engjëllusha Salihu – e njohur për publikun si Engji – ka ndarë me ndjekësit e saj një moment tepër të ndjerë me prindërit e saj.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Engji ka publikuar një fotografi të bukur e plot dashuri ku prindërit e saj shihen të përqafuar dhe të lumtur gjatë një darke familjare. Kjo foto e shoqëruar me një zemër të kuqe ka ngjallur shumë reagime pozitive, ndërsa vetë Engji ka treguar se është pushtuar nga emocionet dhe mallin për prindërit e saj.
Kujtojmë që këtë verë, Engji i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar në një ceremoni madhështore që u përfol gjerësisht në media. Pas martesës, ajo po kalon një periudhë shumë të bukur pranë bashkëshortit dhe familjes, duke ruajtur lidhjen e ngushtë dhe dashurinë e madhe që ka për nënën dhe babanë e saj.



