Deputetja dhe aktorja e njohur, Adriana Matoshi, ka tërhequr vëmendjen me një zgjedhje mjaft unike dhe trendi për thonjtë e saj.
Ajo është shfaqur me një manikyr ku secili gisht ka një ngjyrë të ndryshme një stil që po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar në botën e modës dhe bukurisë.
Ngjyrat e larmishme që ka zgjedhur Matoshi i japin pamjes së saj freski, gjallëri dhe një nuancë lozonjare, duke treguar edhe një herë sensin e saj të veçantë për stilin. Me këtë paraqitje, ajo dëshmon se është gjithmonë në hap me kohën dhe nuk heziton të eksperimentojë me tendencat më të reja.
Ky trend, i njohur edhe si “rainbow nails”, është përqafuar nga shumë figura publike nëpër botë dhe tashmë po gjen vend edhe në stilin e VIP-ave shqiptarë.