Rita ia çon amanetin në vend vjehrrës që i vdiç kohë më parë, ajo vishet me dimija dhe tasfes në kokë

Këngëtarja e njohur Rita Haziri ka befasuar ndjekësit me paraqitjen e saj më të fundit.

Në projektin e ri muzikor, ajo është shfaqur e veshur me kostum tradicional dimija duke sjellë një frymë autentike dhe emocionale, shkruan “Kosovarja”.

Ky stil i veçantë ka tërhequr shumë vëmendje në rrjetet sociale, ku fansat nuk kanë kursyer komentet dhe admirimin.

Shumë prej tyre madje kanë aluduar se Rita mund të bëhet së shpejti nuse, duke e lidhur pamjen e saj me një ngjarje të rëndësishme në jetën personale.