Në një nga dasmat më të komentuara të kësaj vere, ajo e këngëtares Engji, vëmendjen nuk e mori vetëm nusja dhe të ftuarit VIP, por edhe një çift që pak kush e priste.
Burime pranë dasmës bëjnë të ditur se mbesa e ikonës së muzikës popullore, Shyhrete Behlulit, ka qenë e shoqëruar nga i dashuri i saj, me të cilin u dukën shumë të afërt dhe të buzëqeshur gjatë gjithë mbrëmjes.
E veshur me një fustan elegant ngjyrë blu dhe bizhuteri të shndritshme, mbesa e Shyhretit, Elira tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve jo vetëm për paraqitjen, por edhe për prezantimin për herë të parë publikisht të partnerit të saj.
Ende nuk dihet shumë për djaloshin që e shoqëronte, por pamjet flasin vetë – një çift që rrezaton dashuri!
A do të kemi së shpejti një tjetër dasëm, mbetet për t’u parë…