Në një skenë rrëqethëse që ka prekur zemrat e gjithë opinionit publik, babai i të ndjerit Agon Zejnullahu nuk po arrin të pranojë humbjen tragjike të djalit të tij.
I mbushur me dhimbje dhe tronditje, ai ka shpërthyer në lot dhe ka thënë fjalë që i kanë prekur të gjithë të pranishmit në vendin e ngjarjes: “Hiqja çarshafin, se po i nxinet fryma!”
Agoni, i cili humbi jetën në rrethana ende të paqarta, është kujtuar nga të afërmit, shokët dhe qytetarët si një i ri plot jetë dhe ëndrra.
Pritja e rëndë dhe pamundësia për ta pranuar realitetin ka bërë që babai i tij të përjetojë momente të papërshkrueshme dhimbjeje.
Rasti ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, ku shumë qytetarë kanë shprehur solidaritet dhe kanë kërkuar që institucionet përgjegjëse të sqarojnë sa më parë rrethanat e vdekjes së tij.