Ish-konkurrentja finaliste e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura ka reaguar e përmalluar në prag të nisjes së edicionit të dytë të këtij formati televiziv.
Juliana, që tanimë nga publiku njihet me nofkën Xhuli, ka publikuar një video pranë një makine të larjes së rrobave, derisa ka kujtuar momentet gjatë aventurës së saj brenda BBVK-së.
“Jemi në dhomën time, e dini qe është lavenderia. Çfarë kujtime të bukura, çfarë nostalgji. Kur isha në dhomë të rrëfimit, më dolën lotët prej emocioneve, çfarë kemi përjetuar këtu, çfarë emocioni, dashurie, çfarë respekti, çfarë vlere për veten mbi të gjitha”, u shpreh ajo.
“Është një lojë e vështirë, shpresoj që jeni gati”, ka shtuar ajo.
Xhuli po ashtu e ka një ripostuar një video nga ushtria e fansave të saj, ku shihej në pjesën e kuzhinës së shtëpisë bashkë me Mbresën – “Oh çfarë momentesh”, ka mbishkruar ajo.
Kujtojmë se Xhuli ishte një nga pesë finalistët e edicionit të parë të BBVK, derisa me votat e publikut ajo u rëndit në pozitën e tretë në natën finale, duke i lëshuar rrugën para Vedat Bajramit dhe Stresit.
Çmimin e madh të “Vëllait të Madh”, përfundimisht e fitoi Stresi, dukë u bërë kështu fituesi i edicionit të parë të BBVK.
Ndërkaq, sonte duke filluar nga ora 21:00, ekskluzivisht në ekranet e KlanKosova dhe ArtMotion do të nis transmetimin edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova.