Telalli - Lajmi i Fundit

Një polic është vrarë e të paktën dy të tjerë janë plagosur në veri.

Burimet ende të Klan Kosovës të pakonfirmuara  zyrtarisht bëjnë me dije se rasti ka ndodhur në fshatin Banjskë.

Sipas të njëjtave burime, persona të uniformuar e kanë bllokuar rrugën Mitrovicë- Leposaviq me dy kamionë, dhe kanë shtënë në drejtim të  automjetit policor.

Polici i vrarë dhe të plagosurit janë dërguar në spitalin e Mitrovicës.

Gjithnjë sipas burimeve sulmuesit janë barrikaduar në një objekt fetar në Banjskë.


Kurti konfirmon vrasjen e policit në veri: Gjuajtjet po vazhdojnë ende.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka konfirmuar raportimin e Klan Kosovës për vrasjen e një polici në fshatin Banjskë të Leposaviqit.

Kurti tha se edhe një polic tjetër është plagosur.

Kurti tha se ende po vazhdojnë gjuajtjet me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm mbi policinë.

“Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve”, tha ai.


Ky është polici i cili mbeti i vrarë në veri.

Një polic është vrarë dhe të paktën dy janë plagosur në fshatin Banjskë në veri.

Burimet e Klan Kosovës bëjnë me dije se polici i vrarë është Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë.

I ndjeri sipas të njëjtave burime mbante gradën e rreshterit.


E dhimbshme: Dalin pamje nga shtëpia dhe familja e policit të vrarë në veri

Afrim Bunjaku, është zyrtari policor i cili mbeti i vrarë në Banjskë të Zveçanit, në veri.

Rreshteri u vra si pasojë e një sulmi nga persona të armatosur.

Më poshtë mund t’i pamjet nga shtëpia e të ndjerit në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.