Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, pas eksperiencës së saj në “Eurovision”, vazhdon të na bëjë krenar me pjesëmarrjen e saj në festivale dhe koncerte në vende të ndryshme.
Ditën e djeshme, ajo ka qenë pjesë e një eventi të zhvilluar nga revista spanjolle “Gqspain”, ku pjesëmarrës kanë qenë dhe yje të kinematografisë botërore.
Këngëtarja është shfaqur e veshur me pantallona dhe bluze të bardhë, e cila kishte disa detaje të zeza tek mëngët, teksa në qafë mban një fjongo të zezë.
Në një ndër fotot e publikuara nga stilisti i saj, Niko Komani, Ronela shfaqet në krahët e yllit të telenovelave spanjolle, William Levy.