Mes zhurmës për ndarjen, nuk mungojnë “thumbimet” mes Getinjos dhe Vivienit
Getinjo dhe Vivien po vazhdojnë të komentohen lidhur me raportin e tyre.
Mes gjithë zhurmës, çifti po përfliten për një tjetër krizë në lidhjen e tyre, shkruan lajmi.net.
Dyshimet lidhur me këtë u ngritën pasi Getinjo dhe Vivien fshin fotografit e përbashkët në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram, madje edhe hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve.
Ndërsa ata nuk kanë konfirmuar ndarjen, nuk kanë munguar ‘thumbat’ për njëri-tjetrin përmes postimeve të ndryshme në InstaStory.
Vivien, së fundi, ka postuar një foto para pasqyrës ku sipas fjalëve të saj tashmë dhimbja i takon të kaluarës.
“Pas një muaj, netëve pa gjumë u erdhi fundit”, ka shkruar Vivien në mbishkrimin e imazhit.
Në anën tjetër nuk kanë munguar as disa fjalë nga reperi, Getinjo.
“Udhëkryqi i jetës i njejtë është si n’rrugë”, ka shkruar reperi.
Ndryshe, dyshja u krijuan çift brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”.