Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë muajit korrik ka përpunuar 40 mostra në COVID-19, dy nga të cilat rezultuan pozitive.
Situatë kaq e qetë nuk ishte në muajin pasues. Kërkesa për testim u rrit dukshëm dhe rastet e të prekurve me koronavirus shënuan rritje në gusht, raporton Klan Kosova.
Në 150 mostra të testuara, 25% e tyre dolën pozitive.
Sipas drejtuesit të laboratorit mikrobiologjik në IKSHPK, Xhevat Jakupi, në fundin e javës do të ketë rezultate edhe për variantin e SARS-COV2, më anë të sekuencionimit gjenetik të mostrave pozitive.
Mirëpo krahas shifrave testuese, ato të vaksinimit kundër COVOD-19 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytetit janë tejet të ulëta.
Drejtori i QKMF-së, Bujar Gashi tregoi se brenda dy muajve, korrik dhe gusht, janë administruar vetëm 15 vaksina.
Ky institucion i kujdesit parësorë ka në dispozicion vaksinat anti-COVID si për moshat pediatrike ashtu edhe për të rritur.