Xhaka, Shaqiri dhe Jashari u duartrokitën në stadium, vërshëllehet Uran Bislimi

Kosova sot do të ballafaqohet me Zvicrën në kualifikueset e Kampionatit Evropian.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kur u thirrën emrat e futbollistëve të Zvicrës në stadium, u duartrokitën Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari, kurse u vërshëllye Uran Bislimi.

Ky i fundit në nëntor të vitit 2022 u thirr nga Kosova, ku u paraqit dy herë dhe madje shënoi një gol kundër Ishujve Faroe.

Por, ai u largua nga kombëtarja e Kosovës duke e pranuar ftesën për kombëtaren e Zvicrës në qershor. Bislimi bëri debutimin e tij në barazimin 2-2 kundër Rumanisë.