Ishte një prej hiteve më të mëdha në vitin 2013. “Zogu” i Tunës theu çdo tabu në trojet shqiptare.
Mesa duket, “Zogu” i Tunës po kthehet përsëri në treg, mirëpo tani jo nga vetë këngëtarja, por nga djali i saj, Zen.
Këngëtarja ka shpërndarë në rrjetin e saj social, Instagram, një video të djalit të saj duke kënduar këngën hit të nënës së tij, me një mbishkrim: “Zogu i zogut”.
Siç dihet, këngëtarja shkupjane gjithmonë ka sjellë një frymë të re në muzikë. Ndër projektet e fundit është bashkëpunimi me ish-kunatën e saj, Nora Istrefi, ku mesa duket po kalojnë më mirë si ish-kunata sesa kur ishin të martuara për vëllezërit Berisha.