Zi në familjen e Big Mamës, këngëtarja jep lajmin e rëndë

Ka ndërruar jetë nëna e këngëtares së njohur shqiptare, Big Mama, Emine Kasami.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram.

Ajo njofton ndjekësit se varrimi i të ndjerës do të bëhet ditën e nesërme (e premte).

Postimi i plotë në Instagram (pa ndërhyrje):

“Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se ndërroi jetë nëna jonë e dashur.

Emine Kasami.Falja e namazit do të bëhet te varrezat e reja, ndërsa varrimi do të bëhet me datë 20.03.2026, pas namazit të xhumasë, te varrezat e vjetra.

Allahu e mëshiroftë me mëshirën e tij të gjerë dhe e bëftë prej banorëve të xhenetit.

Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e njohën”.