Zemra prej guri? Vetëm pak ditë pas tragjedisë familjare, Nora befason me veprimin që askush s’e priste

Një natë e zjarrtë pritet këtë të shtunë në Cinco Cavalli Premium Club në Prishtinë, aty ku tre emra të mëdhenj të skenës muzikore shqiptare do të ndezin atmosferën si asnjëherë më parë!

Tuna Sejdiu, Nora Istrefi dhe Cozman do të ndajnë të njëjtën skenë në një performancë që tashmë ka filluar të bëjë bujë të madhe në rrjete sociale.

Pas një periudhe relativisht të qetë në skenën muzikore, Tuna dhe Nora vijnë më energjike se kurrë, ndërsa pranë tyre do të jetë edhe reperi i njohur Cozman, çka ka bërë që fansat të fillojnë me spekulimet e tyre për një rikthim të mundshëm jo vetëm në skenë, por edhe në marrëdhëniet e vjetra artistike e personale mes këtyre emrave.

A është ky një “reunion” i papritur? Një provë për një bashkëpunim të ri muzikor? Apo thjesht një natë feste e thjeshtë që fati e deshi t’i ribashkonte?

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar, por energjia që po transmetohet nga postimet e tyre flet vetë.

Eventi do të mbahet më 12 Prill, me fillim nga ora 23:30, dhe organizatorët kanë paralajmëruar një natë të paharrueshme nën tingujt e muzikës më të mirë shqiptare, nën dritat dhe atmosferën luksoze të Cinco Cavalli.

Ndjekësit janë të ndarë – disa janë në ekstazë për këtë kombinim të rrallë, ndërsa të tjerë pyesin veten: Çka po vjen më tutje nga këta artistë? Një gjë është e sigurt – kjo natë do të flasë gjatë në showbiz!

 

https://www.youtube.com/watch?v=ckJ_at2hfb0