Një detaj i papritur nga bashkëpunimi i stafit të “Big Brother VIP Kosova” me ekipin italian të “Grande Fratello” në Romë, ka ndezur spekulimet për datën e nisjes së edicionit të katërt të shumëpritur të BBVK.
Moderatori e autori Alaudin Hamiti dhe producentja ekzekutive Olsa Muhameti, janë parë në ambientet e shtëpisë së “Grande Fratello” në Romë, si pjesë e shkëmbimit të përvojave mes dy produksioneve.
Gjatë kësaj vizite, një “story” e publikuar nga Olsa Muhameti ka kapur vëmendjen e fansave të formatit.
Në videon e shkurtër, dëgjohet dikush nga stafi italian i “Grande Fratello” që e pyet Alaudinin për datën e nisjes. Përgjigjja e Alaudinit është: “3 apo 7 Nëntor”, duke lënë të kuptohet se këto mund të jenë datat e mundshme të fillimit të “Big Brother VIP Kosova 4”.
Ky detaj i regjistruar aksidentalisht gjatë bashkëpunimit jashtë vendit po bën xhiron në rrjetet sociale dhe po interpretohet si data e zbuluar e fillimit të reality-show-t më të ndjekur në Kosovë.
Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga produksioni i “Big Brother VIP Kosova”, por data 3 ose 7 Nëntor tashmë është bërë temë diskutimi, duke shtuar edhe më tej entuziazmin për nisjen e edicionit të ri.


