Pak orë para nisjes së edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, një prej prezantuesve zyrtarë të këtij formati televiziv, Alaudin Hamiti ka shpalosur disa detaje enigmatike në lidhje me konkurrentët që sonte do të futen në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.
Në një video të xhiruar në hapësirat e mediumit KlanKosova, i pyetur nëse do ta zbulojë një emër që sonte i bashkohet kastit të BBVK-së, Hamiti ka dhënë një përgjigje interesante.
“S’mund të zbuloj emra. Një është mjeshtër, tjetri është misterioz, njëra përballon shumë gjëra, njëra është e guximshme”, ka thënë Hamiti.
“Nga emrat? Alaudini”, është shprehur prezantuesi me shaka.
Përndryshe, sonte, duke filluar nga ora 21:00 ekskluzivisht në ekranet e KlanKosova dhe ArtMotion, do të nis transmetimin formati televiziv më i shikuar në vend, derisa në shtëpinë e “Vëllait të Madh” do të futen konkurrentët e rinj.
Nata e sotme ‘Prime’, do të shpalosë për publikun një sërë surprizash të përgatitura me shumë kujdes e që do të iu rrëmbejnë fokusin dhe zemren, pa asnjë dyshim.
Edhe këtë edicion nikoqirë të spektaklit do të jenë Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, veç se në panelin e opinionistëve do të ketë ndryshime.
Përpos Anita Haradinajt, që edhe në edicionin e parë është shfaqur në rolin e opinionistes, këtë post me nam, këtë sezon do ta mbajë edhe gazetari, Bledi Mane.