Këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me disa fotografi të fundit, ku shfaqet e veshur me një fustan elegant të verdhë, identik me atë që pak javë më parë kishte veshur ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Në përshkrimin e postimit në Instagram, Yllka shpreh dashurinë dhe respektin për Jahjagën, duke e quajtur me plot emocion:
“Presidentja ime e dashur, mbretëresha ime, shoqja ime e vërtetë. Të dua.”
Ky gjest i veçantë është përshëndetur me reagime shumë pozitive nga ndjekësit, të cilët i kanë cilësuar të dyja si “dy yje”, “ikona të vërteta” dhe “të bukura brenda e jashtë”.