Xhuli Nura: Meshkujt që tradhtojnë janë gomarë

Modelja e njohur, Xhuli Nura, ka bërë ditën e sotme (e premte) një reagim për ngjarjen që tronditi Shqipërinë.

Ajo ka folur për rastin e rrahjes së modeles Klea Prenga, për të cilën po akuzohet ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Antonela Berisha.

Pas kësaj, bukuroshja nga Drenica thotë se ka marrë shumë mesazhe, por që shpreh gjithnjë atë që mendon.

Në një reagim tjetër, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova e thekson që tradhtia nuk është e bukur dhe se nuk e mbështet këtë.

Reagimi i plotë i Xhulit:

“Hej njerëz të bukur, kam marrë shumë mesazhe sot për mendimet e mia që unë e kam lirinë e fjalës dhe lirinë e të shprehurit, ky është ligji që edhe Kosova e ka të drejtat e njeriut.

Kështu që unë çka flas nuk e flas personalisht për një person por e flas në përgjithësi për të gjitha gratë, meshkujt për të gjithë situatën.

Kështu që mos i merrni personalisht unë mendoj që të gjithë meshkujt që tradhtojnë janë gomarë sido që ju doni, unë nuk e preferoj që burrat e martuar të kenë lidhje tjera.

As nuk e pëlqej që gratë me tradhtu bashkëshortin. Në përgjithësi, tradhtia nuk është e bukur, një njeri që tradhton një herë tradhton gjithmonë.

Qeni që leh një herë, leh gjithmonë. Është gjë e keqe. Tradhtia nuk është e mirë, nuk është e bukur, nuk pëlqehet dhe nuk e pëlqej”.