Vesa e BigBrother i dha vulë dashurisë me futbollistin e njohur, romanca e tyre ka filluar nga Instagrami

Futbollisti Mirlind Daku dhe modelja Vesa Vllasaliu duket se kanë konfirmuar romancën e tyre përmes disa detajeve të vogla, por të vërejtshme për ndjekësit

.

Jave parë, Vesa ishte në pushime me prindërit në Dubai dhe ndau disa pamje nga atje në rrjetet sociale.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte reagimi i Mirlindit, i cili shprehu hapur pëlqimin për postimet e saj.

Ky detaj nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve, të cilët kanë komentuar në rrjetet sociale, duke e konsideruar si një konfirmim të mëtejshëm të lidhjes së tyre.