Vëllai i Benitës pati një reagim të ashpër për rastin me Elijonën

Pasi Benita bëri një gjest të rëndë ndaj Elijonës duke i thënë: “S’e ka mamin këtu, s’ka argumente”, kjo u konsiderua tepër e rëndë për Elijonën.

Publiku reagoi menjëherë kundër Benitës, pasi para se të hynte në Big Brother, Elijona kishte treguar se kishte humbur nënën dhe motrën në një aksident.

Pasi kjo ngjarje mori shumë komente nga fansat e spektaklit, edhe vëllai i Benitës është lajmëruar publikisht.

Në një video-call në një emision, ai shprehet:

Benita as nuk ka qenë në dijeni për rastin. Dje edhe unë hyra dhe hulumtova, e pashë intervistën që e kishte bërë Elijona, ku kishte treguar për familjen e saj.

Unë personalisht jam i prekur shumë dhe i kërkoj falje familjes së Elijonës, nëse është prekur aq shumë. Por edhe Elijona i ka bërë disa veprime ndaj Benitës, i ka thënë ‘je femër e fëlliqur’, e ka prekur në moral, e ka shtrembëruar tërë kohës.

BBVK/Instagram

Nuk është e lehtë edhe për Benitën t’i përtypë këto gjëra. Elijona e kishte njohur Benitën shumë më herët, për atë. Ka hyrë e ka ngacmuar, e ka injoruar. Benita prej fillimit ka dashur të krijojë një raport të mirë me Elijonën.

Komentet negative ndaj Benitës kanë vërshuar, me shumë ndjekës që shprehin indinjatën për situatën dhe kërkojnë masa ndaj saj.