Një muaj pa Shpat Kasapin: Postimi prekës i bashkëshortes prek zemrat e ndjekësve
Ka kaluar një muaj nga ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi. Sot, bashkëshortja e tij ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, duke rikujtuar dhimbjen e madhe për mungesën e tij.
Ajo ka publikuar një moment intim dhe emocional, ku Shpati shihet duke luajtur me djalin e tyre, shoqëruar me fjalët e dhimbshme: “1 muaj pa ty ”. Ky postim ka prekur thellë ndjekësit, të cilët kanë reaguar me komente ngushëlluese dhe mesazhe mbështetjeje për familjen e tij.
Kujtimi i Shpat Kasapit vazhdon të jetojë përmes muzikës së tij dhe dashurisë së familjes që la pas.



